Sot qytetarët e Kosovës për të katërtën herë këtë vit i janë drejtuar kutive të votimit.
Me shpresën e daljes nga kjo krizë politike, qytetarët kanë vetëm edhe një orë kohë për të përcaktuar me votë se kush duhet t’i përfaqësojë në katër vitet e ardhshme.
Deri në orën 17:00 mbi 700 mijë qytetatrë kanë ushtruar të drejtnë e tyre për të votuar.
Deri më tani, sipas KQZ-së qytetet me numrin më të madh të votuesve janë: Prishtina, Podujeva, Shtimja, Lipjani, dhe Ferizaj.
Në Prishtinë deri në ora 17:00 kanë votuar mbi 45% të qytetarëve me të drejtë vote








