Këto janë çmimet maksimale të naftës, benzinës dhe gasit për sot

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet tavan për shitjen e derivateve të naftës në tregun e Kosovës, të vlefshme për datën 8 maj 2026.

Sipas vendimit të fundit të ministrisë, çmimet maksimale të lejuara që hyjnë në fuqi nga ora 10:00 janë si vijon:

Nafta (dizel): 1.67 euro për litër;


Benzina: 1.52 euro për litër;

Gas: 0.81 euro për litër.

MINT-i njofton se këto çmime janë të detyrueshme për të gjitha pikat e shitjes së derivateve në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Çdo tejkalim i këtyre çmimeve konsiderohet shkelje e ligjit dhe qytetarët inkurajohen të raportojnë çdo parregullsi.


Për çdo ankesë apo vërejtje lidhur me çmimet e derivateve, konsumatorët mund të drejtohen në adresën elektronike [email protected] ose të telefonojnë pa pagesë në numrin 0800 11000.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit