Numërimi i 100% të votave tregon se 7 gra të PDK-së janë zgjedhur me vota të drejtpërdrejta.
Me numërimin e 100% të votave, 7 gra nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kanë arritur të sigurojnë mandate deputetësh me mbështetje të drejtpërdrejtë nga elektorati, pa përdorur kuotën gjinore.
Lista e grave të zgjedhura nga PDK-ja dhe numri i votave që kanë marrë janë:
Sala Jashari – 45,349 vota, Vlora Çitaku – 42,809 vota, Ganimete Musliu – 25,613 vota, Besa Kabashi Ramaj – 22,223 vota, Blerta Deliu Kodra – 19,275 vota, Ariana Musliu Shoshi – 19,036 vota, Arbnore Salihu 17,168 vota.











