Fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Londrimi, pak minuta pas triumfit ka folur për emocionet e tij.
Ai u shpreh tejet i emocionuar dhe falënderues ndaj publikut për mbështetjen.
“Janë emocione të papërshkrueshme. Po dua me ju falënderu për krejt dashninë, suportin. Nuk kam fjalë, jam shumë i emocionuar. Ju dua pafund. Ju kam zemër, ju dua tepër”, tha Londrimi.









