Këta janë tre të ndaluarit pas rastit në objektin “Vëllezërit Asllani”, ku humbi jetën një punëtor

Prokuroria bëri të ditur se si pasojë e aksidentit ka humbur jetën E.Sh., ndërsa një person tjetër ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Lidhur me rastin janë iniciuar hetime për veprat penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Bazuar në dyshimet fillestare dhe provat e mbledhura deri në këtë fazë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar tre persona

Burimet bëjnë me dije se të ndaluarit janë:

Egzon Elshani rreth 37-vjeç
Betim Sylejmani rreth 34-vjeç
Agon Hashani rreth 47-vjeç
Sipas informacioneve, ngjarja ndodhi pasditen e 28 korrikut, rreth orës 15:10, në objektin “Vëllezërit Asllani”, ku gjatë montimit të një vinçi, konstrukcioni u rrëzua.

Si pasojë e aksidentit, dy punëtorët që ndodheshin në vinç ranë nga lartësia. Njëri prej tyre, Ermal Sherifi 20-vjeç, nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë në QKUK, ndërsa punëtori tjetër, P. D. rreth 37-vjeç, mbeti i lënduar dhe po trajtohet.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit