spot_img
spot_img
Tuesday, March 3, 2026
spot_img
spot_img

Këta janë tre shqiptarët më të famshëm pro Iranit

Mustafë Bajrami, Olsi Jazexhi e Igballe Huduti njihen për qëndrimet e tyre pro-iraniane. Këta dy të parët po funksionojnë si “influencerë” në rrjete sociale me qëndrime pro-iraniane, teksa Huduti së fundmi ka vajtuar vdekjen e udhëheqësit suprem iranian, Ajatollah Ali Kamenit në rrjete sociale.

Bajrami në fillimin e ofanzivës amerikano-izraelite në Iran kishte “paralajmëruar” fuqitë e mëdha se Irani do t’iu dalë “Dardhë Ukere”.

Ata që janë duke i përcjellë ngjarjet në Iran e prej Irani, nuk e kanë të vështirë me kuptue se fundi i këtyre ngjarjeve nuk do të vijë pa pasoja të mëdha dypalëshe. Një gjë po jua them me përgjegjësi të madhe: Irani nuk është Venezuelë e as iranianët nuk janë arabë. Për më shumë, fryma e Liderit Shpirtëror (Imami) nuk është si fryma e Maduros e madurave nëpër botë. Vetëm turqit mund të krahasohen me persët për nga atdhedashuria e çmendur. Kur janë në gjendje me rreh veten me zingjirë për Hazreti Hysejnin e para 1500 vjete, imagjinoni çka mujnë me bë për Hamenein e deridjeshëm.

Do ta vërtetoni edhe ju, po aq sa e di unë e që jam tu folë për vite: Irani është ai që përcakton dinamikat e Lindjes së Mesme. Andaj ka me iu dalë ‘Dardhë Ukere’ të gjithëve“, kishte deklaruar ai.

Bajrami shihet edhe i ngazëllyer teksa “raporton” në profilin e tij se Irani po rrëzon aeroplanët e SHBA’së.

Diçka e papritur në Lindjen e Mesme! Irani është duke i rrëzuar një nga një avionët luftarakë amerikan. Miniatria e mbrojtjes e Kuvajtit raporton për rrëzimin e aeroplanëve të aviacionit amerikan brenda qiellit kuvajtian. Televizioni iranian citoi selinë e Khatam al-Anbiya në Iran të thoshte: “Keni rrëzuar avion luftarak amerikan F-15 në kufime Kuvajtin“, shkruan ai për ndjekësit e tij.

Përkundër qëndrimeve kontroverse të tij në publik, Bajramin e kishin pranuar si anëtar partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje. Kryeministri aktual, Albin Kurti, e prezantoi Bajramin si kuadro profesionale dhe si “njohës të mirë të Lindjes së Mesme”.

Olsi Jazexhi, i cili prezantohet si gazetar, raporton për lajme pro-iraniane në rrjetet e tij sociale. Në njoftimin e tij të fundit prezanton njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes për sulmin e Iranit ndaj ambasadës amerikane në Riad të Irakut.

Madje, në njërin nga postimet ku shpërndan një video që pretendohet se Irani ka rrëzuar një avion luftarak F16 të SHBA’së në Kuvajt, Jazexhi ironizon me Vjosa Osmanin e Edi Ramën.

Irani rrezon nje F16 amerikan ne Kuvajt Medet Vjosa Osmani! Medet o Edi Rama!”.

Olsi Jazexhi po ashtu e vajton edhe eliminimin e liderit suprem të Iranit, Ali Khamenein. “Të pamëshirshëm” dhe “sadistë” i quan izraelitët.

Ne muajin e shenjte te Ramazanit, vrasesit e Jezu Krishtit, kryeministri i anti-Krishtit, polaku Benjamin Netanjahu ka vrare imamin e Republikes Islamike te Iranit: hoxhe Ali Khamenein. Duke vrare nje hoxhe plak 86 vjecar, me dore te paralizuar, Netanjahu i ka treguar njerezimit pameshiren dhe sadizmin qe drejton sot elitat zioniste“, thuhet më tej në shkrimin e tij.

Jazexhi dhe disa të tjerë ishin nën hetime nga autoritetet shqiptare. Bëhet fjalë për një ngjarje të regjistruar në 17 mars të vitit 2020, ku shtetasit Shamet Kreku, Armand Ali, Dritan Muhadri, Abdulla Balla akuzohen për kryerjen e veprave penale “Organizimi dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme”. Në dosjen hetimore flitet për përdorimin e rrjeteve sociale ruse nga ana e Olsi Jazexhiut dhe deklaratave në rrjetet e tjera sociale që përhapin panik.

Olsi Jazexhiu gjatë një komunikimi që ka pasur me Benet Nelikun i ka thënë se: “Po pres që të bëhet ndonjë vrasje aty, të vriten ca policë, të vriten ca rob se do duroj sa do duroj dhe do shpërthej. Qëllimi kryesor i këtyre është të shkatërrojnë tregjet, sidomos në Evropë, do sjellin një fukarallëk aq të madh e t’i vjedhin pronat për një copë bukë”.

Edhe teologia Ikballe Huduti e ka vajtuar vdekjen e Khameneit. Në shkrimin e saj, e ka quajtur “lider të njerëzimit”.

Prehu në Paqe Lideri i njerëzimit. Gjaku i Profetit Muhamed, biri i Imam Mehdiut – paqja qoftë mbi ju. Ti nuk ke vdekur, por ne jemi të vdekur që frymojmë.Ti je dhimbje, krenari dhe dashuri. Ti je ndjesi hyjnore që përshkon zemrat e njerëzve të mirë dhe zgjon ndërgjegjen shpirtërore“, thuhet në postimin vajtues të saj.

Huduti më 2020-ën ishte arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që kishte bërë thirrje për “hakmarrje të pafundmë” për vrasjen e Qassem Suleimanit, gjeneralit iranian në SHBA në atë kohë.

Duke i përshkruar autorët si anëtarë të një “kombi kriminal”, ajo kishte shkruar “duke vrarë të zotin e shtëpisë, ju keni vrarë të gjithë anëtarët e familjes dhe hakmarrja është detyrim, por nuk ka kufij”.

Huduti është e njohur për organet e rendit në Kosovë që nga viti 2015. Në atë kohë, gjatë një operacioni policor bastisi OJQ-të e lidhura me Iranin si pjesë e një strategjie për të luftuar ekstremizmin fetar. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit