spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Këta janë të arrestuarit për dallavere me shpronësime

Një ish-ministër, kryetari i një gjykate, zyrtarë nga avokatura, një ekspert i gjykatës, e zyrtarë të Departamentit të Shpronësimeve e të ATK-së, janë arrestuar të enjten pas një aksioni të Policisë së Kosovës në koordinim me Prokurorinë Speciale e AKI-në.

Të arrestuarit dyshohet se kishin vepruar si grup kriminal duke keqpërdorur pozitat e tyre zyrtare me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm.

Grupi dyshohej se kishte iniciuar dhe deponuar lëndë në Gjykatën e Graçanicës me qëllim të rikompensimit të paligjshëm për shpronësimet e kryera gjatë viteve 2011–2015, duke përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga fondet publike.

Të përfshirë në grupin kriminal ishin ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli dhe gjyqtari mbikqyrës i Gjykatës Themelore në Prishtinë – Dega në Graçanicë, Jovica Mitroviq, eksperti i gjykatës Shaban Tërbunja dhe zyrtarët nga avokatura: Nexhmije Karaqi e Bedri Dibrani dhe M.D

Po ashtu në aksion është arrestuar edhe zyrtari i Administratës Tatimore të Kosovës, Goran Laziç.

Sipas një komunikate të Prokurorisë Speciale, të arrestuarit po dyshohen për korrupsion,
keqpërdorim të detyrës zyrtare, dhënie dhe marrje ryshfeti, ushtrim të ndikimit, mashtrim dhe armëmbajtje pa leje.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit