Procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Kosovës po vazhdon.
Deri më tani nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, këta janë pesë kandidatët që kanë marrë më pak vota.
Në vend të parë është kandidatja, Vjollca Vokrri, me gjithsej 287 vota.
Në vendin e dytë është Agnes Mazreku, me 300 vota.
Ndërkohë, në vendin e tretë është Bashkim Budakova me 330 vota.
Në vendin e katërt është Bujar Tafili, me 341 vota.
Ndërkohë, në vendin e pestë është Bilall Bushi, me 343 vota.










