Pas tërheqjes së Lotos të mërkurën, një person në Zvicër ka fituar një shpërblim pothuajse 23 milionë franga. Sipas Swiss Lotto, fituesi ka rënë në shenjë me të gjitha numrat e saktë dhe numrin shtesë, duke marrë një shumë prej 22’983’116,75 franga.
Numrat e fatit ishin: 2, 9, 21, 22, 26, 35, ndërsa numri shtesë ishte 3.
Edhe fituesi i vendit të dytë ka marrë një shpërblim të konsiderueshëm: 1 milion franga për gjashtë numra të saktë pa numrin shtesë.
Swiss Lotto njoftoi gjithashtu se jackpoti i radhës fillon nga 1,5 milionë franga, duke ofruar mundësi të tjera për të provuar fatin në të ardhmen.









