Komisioni Qendror Zgjedhor po vazhdon me numërimin e votave për kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës.
Ndërsa, numërimi i votave të kandidatëve për deputetë ka shkuar në 22.64%, rezultatet preliminare për kandidatët më të votuar të LDK’së është si në vijim:
Në krye të listës renditet Lumir Abdixhiku me 16,687 vota, i ndjekur nga Hykmete Bajrami me 10,705 vota dhe Ukë Rugova me 9,299 vota.
Më pas vijnë Avdullah Hoti (8,386), Doarsa Kica Xhelili (8,382), Kujtim Shala (7,243), Anton Quni (5,806), Armend Zemaj (5,783), Lutfi Haziri (4,973) dhe Janina Ymeri (4,142) vota.









