Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e votave në komunën e Gjakovës, duke bërë publike rezultatet preliminare për garën komunale.
Sipas të dhënave, kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka dalë fitues me 47.71 për qind të votave, apo gjithsej 18,881 vota.
Në vend të dytë renditet kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, me 32.82 për qind apo 12,989 vota, ndërsa Shefqet Shehu nga Lidhja Demokratike e Kosovës është në vendin e tretë me 7.61 për qind, gjegjësisht 3,012 vota.
Gjithashtu janë bërë publike edhe rezultatet e kandidatëve për Asamblenë Komunale, ku pesë më pak të votuarit nga secila parti janë:
Nga AAK:
Lisi Doli – 57 vota
Elona Babuni Berberi – 81 vota
Valmir Sadiku – 83 vota
Filloreta Hoti – 102 vota
Ermira Mehmeti – 104 vota
Nga Lëvizja Vetëvendosje:
Avdi Bajrushi – 33 vota
Vlera Kërleshi – 45 vota
Ema Jaka – 47 vota
29.Hysen Ahmeti – 51 vota
Pashk Gecaj – 61 vota
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës:
Liridona Bardoniqi – 6 vota
Asdren Haziraj – 36 vota
Arbëresha Mehmetaj Nelrexhepi – 37 vota
Argenita Binaku – 43 vota
Dejan Tuci – 44 vota
Pas përfundimit të procesit të numërimit, KQZ do të përfshijë edhe votat e ardhura me postë nga diaspora dhe votat me kusht, pas së cilës pritet certifikimi përfundimtar i rezultateve.









