Megaaksioni policor kundër bixhozit ilegal në Prizren, Suharekë dhe Dragash, për të cilin Gazeta raportoi ekskluzivisht që nga nisja e tij, ka nxjerrë në pah përmasat e një veprimtarie të dyshuar që ishte në shënjestër të hetuesve prej kohësh. Dhjetëra persona janë përfshirë në hetim, janë kryer bastisje në shtëpi e objekte të tjera, ndërsa përveç provave që lidhen me lojërat e fatit, janë sekuestruar edhe dy armë zjarri.
Gazeta ka siguruar ekskluzivisht identitetet e 22 personave të dyshuar në kuadër të operacionit të zhvilluar nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore.
Sipas informacioneve, në mesin e personave të përfshirë në hetim janë:
Kreshnik Bylykbashi, rreth 45 vjeçar;
Engjëll Bytyqi, rreth 23 vjeçar
Nolian Danqeli, rreth 37 vjeçar
Sadri Shala, rreth 44 vjeçar
Valmir Gashi, rreth 33 vjeçar
Mefail Kuqi. rreth 49 vjeçar
Albion Jupaj, rreth 33 vjeçar
Muharrem Krasniqi, rreth 35 vjeçar
Ruzhdi Jasharaj, rreth 50 vjeçar
Dior Shala, rreth 21 vjeçar
Avdyl Bajselmani, rreth 36 vjeçar
Agim Bytyqi, rreth 56 vjeçar
Besmir Krasniqi, rreth 31 vjeçar
Sali Zhuri, rreth 40 vjeçar
Durim Gashi, rreth 53 vjeçar
Misret Shala, rreth 52 vjeçar
Jetmir Bajselmani, rreth 31 vjeçar
Sami Krasniqi, rreth 47 vjeçar
Bali Hjadari, rreth 48 vjeçar
Sabit Shala, rreth 37-vjeçar
Kadri Bylykbashi, rreth 49 vjeçar
Besart Krasniqi, rreth 41 vjeçar
Hetimet për bixhozin e paligjshëm dhe skemat piramidale
Burimet bëjnë me dije se personat e dyshuar po hetohen për përfshirje të mundshme në organizimin, pjesëmarrjen apo ndihmën për organizimin e lojërave të paligjshme të fatit dhe skemave piramidale, me qëllim përfitimin e kundërligjshëm të pasurisë.
Siç raportoi më herët Sinjali, operacionit i kanë paraprirë veprime hetimore, përfshirë edhe masa të fshehta, ndërsa bastisjet janë shtrirë në rreth 20 lokacione në Prizren, Suharekë dhe Dragash.
Sekuestrohen prova materiale dhe dy armë zjarri
Gjatë operacionit janë kontrolluar shtëpi dhe objekte të tjera që lidhen me personat e dyshuar.
Hetuesit kanë sekuestruar dëshmi që mund të kenë rëndësi për rastin, si dhe dy armë zjarri, të cilat do të trajtohen në kuadër të procedurës penale.
Operacioni ka rezultuar edhe me arrestime, ndërsa personat e arrestuar janë intervistuar në praninë e avokatëve mbrojtës.
Me vendim të Prokurorisë së Shtetit, ndaj personave të ndaluar është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Megjithatë, ende nuk është konfirmuar se sa prej 22 personave të identifikuar në hetim janë arrestuar.
Rasti po hetohet për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, ndërsa hetimet vazhdojnë për të përcaktuar rolin eventual të secilit prej të dyshuarve.
Të gjithë personat e përfshirë në hetim gëzojnë prezumimin e pafajësisë deri në një vendim përfundimtar gjyqësor.








