Një këshilltar i liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka thënë se Irani ende posedon rezerva të uraniumit të pasuruar pavarësisht sulmeve nga Shtetet e Bashkuara në vendet kryesore bërthamore.
“Edhe nëse objektet bërthamore shkatërrohen, loja nuk ka mbaruar, materialet e pasuruara, njohuritë e brendshme dhe vullneti politik do të mbeten”, shkruan Ali Shamhani në një postim në platformën X.
Ai shtoi se nisma politike dhe operacionale tashmë i përket palës që luan zgjuar, shmang sulmin verbërisht. “Surprizat do të vazhdojnë! tha ai.






