spot_img
spot_img
Wednesday, February 4, 2026
spot_img
spot_img

Këshilltari i Osmanit reagon ndaj gazetarit të FAZ-it, thotë se po shqyrtohen veprime ligjore në Gjermani

Këshilltari i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Rinor Nuhiu, ka thënë se po shqyrtohen masa ndaj gazetarit të Frankfurter Allgemeine Zeitung, Michael Martens, lidhur me shkrimin e tij të publikuar të mërkurën.

Në shkrimin e të mërkurës, Martens, ka thënë se Osmani, duke përdorur kartën amerikane, po synon ta sigurojë edhe një mandat.

Ka thënë se ajo po shikon të paraqitet si “kandidate e Trumpit”.

“Shpifja e përgojimi, akuzat e pabaza dhe pretendimet e rreme nga Michael Martens (i njohur si Andric1961) i nënshtrohen përgjegjësisë civile dhe penale sipas ligjit gjerman. Presidentja Osmani hedh poshtë kategorikisht këto pretendime të tij shpifëse dhe përhapjen e rrezikshme të dezinformimit. Presidentja po konsultohet me avokatë në Gjermani me qëllim përdorimin e të gjitha mjeteve ligjore për ta mbrojtur integritetin e institucionit dhe vendit që ajo drejton”, ka shkruar Nuhiu në platformën “X”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit