spot_img
spot_img
Monday, December 22, 2025
spot_img
spot_img

“Kërkesë urgjente operative”/ Lufta Iran-Izrael, SHBA dërgon aeroplanmbajtësen në Lindjen e Mesme

Aeroplanmbajtësja amerikane USS Nimitz u nis nga Deti i Kinës Jugore sot në mëngjes duke u drejtuar në perëndim drejt Lindjes së Mesme, ku tensionet po përshkallëzohen midis Izraelit dhe Iranit.

Kjo është sipas të dhënave në faqen e internetit të gjurmimit të anijeve Marine Traffic, pas anulimit të një pritjeje për ndalesën e planifikuar në Vietnamin qendror.

Aeroplanmbajtësja ishte planifikuar të vizitonte qytetin e Danang më vonë këtë javë, por dy burime, përfshirë një diplomat, thanë se një pritje zyrtare e planifikuar për 20 qershor ishte anuluar.Një nga burimet tha se ambasada amerikane në Hanoi e kishte informuar atë për anulimin, për shkak të një “kërkese urgjente operative”.

Anija luftarake Nimitz kreu operacione sigurie detare në Detin e Kinës Jugore javën e kaluar, si pjesë e “pranisë rutinë të Marinës Amerikane në Indo-Paqësor”, sipas faqes së internetit të Komandantit të Flotës Amerikane të Paqësorit.

Ndërkohë mediave të huaja Donald Trump thotë se është “i hapur” që homologu rus Vladimir Putin të jetë një ndërmjetës për kofliktin Iran-Izrael.

“Është e mundur që ne të përfshihemi” në betejën e vazhdueshme midis armiqve të mëdhenj të Lindjes së Mesme, tha Trump në një intervistë për ABC News, që nënvizoi megjithatë se presidenti republikan u kujdes të theksonte se SHBA-ja për momentin nuk është e përfshirë në aksionin ushtarak.

Sa për Putinin si një ndërmjetës i mundshëm në konflikt, “ai është gati. Më telefonoi për këtë. Ne patëm një bisedë të gjatë për të”, i tha Trump një gazetari të ABC Neës. Më herët të dielën, Trump i kërkoi Iranit dhe Izraelit të “bëjnë një marrëveshje” dhe t’i japin fund shkëmbimit të tyre vdekjeprurës të sulmeve.

Presidenti amerikan shtoi se ka “shumë thirrje dhe takime që po zhvillohen tani” për këtë çështje dhe se paqja mund të arrihet “së shpejti” midis dy rivalëve të mëdhenj. Pak orë pas këtij mesazhi të tij ndërkohë, një breshëri raketash iraniane u lëshua këtë mëngjes ndaj shtetit hebre duke dëmtuar edhe ambasadën amerikane atje në një kohë kur Teherani po bën thirrje për krijimin e një ushtrie islamike e cila të nisë një luftë madhore kundër Tel Avivit.

Të paktën tre izraelitë humbën jetën e dhjetëra të tjerë u plagosën kur një sërë raketash të republikës islamike arritën të derpërtojnë shtresat e sistemit mbrojtës izraelit, duke goditur si Tel Avivin ashtu edhe qytetin port të Haifasë. Sulmet shpaguese që shkatërruan disa ndërtesa banimi erdhën pasi Izraeli vrau tre figura të tjera të larta të sigurisë në Iran, shkatërroi godinën kryesore të kompleksit bërthamor të Natanzit dhe nxiti njerëzit në Iran të ngrihen për një ndryshim të regjimit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit