spot_img
spot_img
Thursday, February 5, 2026
spot_img
spot_img

Kërcënon nënën me thikë në Zveçan – 35 vjeçari përfundon në ndalim 48 orë

Një incident i rëndë familjar është raportuar mbrëmjen e 4 shkurtit në lagjen Lugina e Diellit në Zveçan, ku një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë dhe ka kanosur nënën e tij me thikë.

Sipas informacioneve rreth orës 19:30, viktima kishte shkuar në shtëpinë e djalit të saj, Branislav Milenkovic, ku situata ka eskaluar. I dyshuari dyshohet se e ka kapur për krahu dhe e ka hedhur dy herë në dysheme, ndërsa më pas ka marrë një thikë kuzhine duke i thënë: “Mos më hajde më në shtëpi se të theri”, duke ia afruar thikën në zonën e barkut.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas konsultimit me Prokurorin kujdestar të Shtetit, njësia e hetimeve ka arrestuar të dyshuarin dhe i njëjti është dërguar në ndalim policor për 48 orë.


Rasti është iniciuar si “Kanosje”, ndërsa hetimet janë në vazhdim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit