Kërcënoi Ramush Haradinajn, Policia jep detaje për arrestimin e Korab Bajgores: I janë konfiskuar dy armë

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj të përditshëm ka dhënë detaje për arrestimin e Korab Bajgores, i cili dje përfundoi në pranga pasi që i njëjti kërcënoi e shau kreun e AAK’së, Ramush Haradinajn dhe familjen e tij.

Në raportin e PK’së, bëhet e ditur se, i arrestuarit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Po ashtu, shtohet se, në shtëpinë e tij, janë gjetur dhe konfiskuar dy armë zjarri pistoleta, ku njëra ka qenë me 4 copë fishekë.

‘’NGACMIM & ARMËMBAJTJE PA LEJE

Sheshi Shkëlzen Haradinaj, Pejë 03.04.2026 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se në rrjetin social ka postuar një video incizim duke ofenduar familjen Haradinaj. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, janë gjetur dhe konfiskuar: dy armë zjarri – pistoleta, njëra me 4 copë fishekë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë’’, ka njoftuar Policia.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit