spot_img
spot_img
Sunday, March 15, 2026
spot_img
spot_img

Kërcënimet e Vuçiqit, Bushati: Shqipëria të mos ia lërë inercisë prioritetet

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka reaguar pas deklaratave të fundit të president serb Aleksander Vuçiç i cili konfirmoi blerjen e raketave hipersonike kineze për avionët luftarakë në kundërpërgjigje të aleancës ushtarake Shqipëri-Kosovë-Kroaci.

Në një postim në rrjetet sociale, Bushati thekson se Vuçiç është rikthyer te “loja e vjetër me dy partitura”, ku një mesazh u drejtohet vendeve europiane dhe një tjetër përdoret për konsum të brendshëm politik. Sipas tij kjo qasje ka ndihmuar në ruajtjen e status quo-së në Ballkanin Perëndimor.

“Vetëm pak ditë pasi Presidenti i Serbisë dhe Kryeministri i Shqipërisë botuan një artikull të përbashkët në gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung rreth pranimit të një anëtarësimi “të nivelit të dytë” në BE, presidenti serb është kthyer përsëri te loja e preferuar: paralajmërimi për narrativat e rreme dhe kinse kërcënimet për luftë nga aleanca ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë. Për fat të keq, loja e vjetër me dy partitura, njëra për vendet europiane dhe tjetra për konsum në politikën e brendshme, vetëm sa ka çimentuar status quo në rajon. Ballkani Perëndimor ka nevojë për sundim të së drejtës, prosperitet, bashkëpunim, dhe jo retorikë të bazuar në frikë”, shprehet Bushati.

Ai i bën apel politikës shqiptare që prioritetet në rajon të mos i lihen inercisë së zhvillimeve politike.


“Ndërkohë që politika shqiptare harxhon energji me rezoluta për shpalljen e Iranit si shtet që nxit terrorizmin, edhe pse Shqipëria ka ligj të mirëfilltë që parashikon instrumentet e nevojshëm që mund të vihen në zbatim në të tilla raste, është e domosdoshme që prioritetet tona në rajon të mos i lihen inercisë”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit