Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka deklaruar se partia e tij kishte kërkuar një emër konsensual për president më 51.1% të votave.
Duke iu referuar deklaratave se Vjosa Osmani do të bëhet presidente e Lumir Abdixhiku kryeministër, Kërçeli shkroi se partitë opozitare deklaronin se nuk mund të mbahen njëkohësisht posti i presidentit dhe i kryeministrit nga e njëjta forcë.
“Shumë mirë! Veç le të bëhet e qartë çdo ditë pse përfunduam në zgjedhje” shkroi Kërçeli.
Ky është postimi i plotë i tij:
Lëvizja Vetëvendosje! me 51.1%, kërkonte një emër konsensual për president, të pranuar edhe nga partitë opozitare. Ata theksonin se nuk mund të mbahen njëkohësisht posti i presidentit dhe ai i kryeministrit nga e njëjta forcë, pasi kjo përbën autokraci.
Ndërkohë, këta që kanë vetëm 13% deklarojnë se tashmë kanë vendosur si kandidaten për presidente, ashtu edhe kandidatin për kryeministër.
Shumë mirë! Veç le të bëhet e qartë çdo ditë pse përfunduam në zgjedhje.









