Këngëtarja turke Simge Sağın befason: Jam shqiptare nga Peja, qyteti i preferuar Prishtina – VIDEO

Këngëtarja e njohur turke bëri një deklaratë të papritur për origjinën e saj gjatë një intervistë me gazetarin Yusuf Emini.

Këngëtarja e njohur turke, Simge Sağın, ka befasuar ndjekësit e saj duke folur hapur për rrënjët e saj gjatë një video-interviste me gazetarin me origjinë nga Gostivari, Yusuf Emini.

Në një seri pyetjesh spontane, Simge shprehu me krenari se është shqiptare dhe se familja e saj vjen nga Peja, në Kosovë.

Simge Sağın nuk është një emër i panjohur për publikun turk dhe ndërkombëtar. Ajo gëzon famë të jashtëzakonshme, ndërsa projektet e saj muzikore kanë thyer kufijtë e tregut vendor. Këngët e saj në YouTube numërojnë miliona shikime, duke e renditur në mesin e artisteve më të dëgjuara të skenës turke.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit