Familjes së këngëtares së njohur, Albina Kelmendi, së shpejti do t’i shtohet një anëtar i ri, pasi artistja është në pritje të fëmijës së saj të parë.
Lajmin e ëmbël e ka ndarë vetë ajo përmes rrjeteve sociale, duke u shfaqur e buzëqeshur krah partnerit të saj, Valon Vataj.
Në postimin e publikuar, çifti tregon gëzimin dhe emocionet që po përjetojnë për këtë kapitull të ri në jetën e tyre.
“Po na pret një jetë e re… Dhe zemrat tona s’kanë qenë kurrë më të lumtura!”, ka shkruar Albina përbri fotografisë.










