spot_img
spot_img
Tuesday, December 23, 2025
spot_img
spot_img

“Kemi investuar shumë, dëmi tejet i madh”- Flet pronari i “Gate”, klubit që u përfshi nga zjarri

Gjatë orëve të para të mëngjesit të së premtes, klubi i natës “Gate Club” u përfshi nga flakët.

Për emisionin “Kosova Today”, ka folur pronari i kësaj diskoteke, Sead Humolli.

Humolli thotë se dëmi është shumë i madh, ndërsa nuk dihet ende shkaku i shkaktimit të zjarrit.

“Unë personalisht e kom marr telefonatën e policisë në orën 05:35 në mëngjes. Kur kam shkuar aty veç i kemi pa zjarrfikësit, policinë, që e kanë bërë të pamundurën për me e ndalë zjarrin, por ka qenë tepër vonë, kështu që dëmet janë të mëdha, është djegur totalisht, ia kemi lënë organeve të rendit për me e zbulu dhe me e zbardh këtë rast. Për momentin nuk kam çfarë të them më shumë. Mbrëmë nuk kemi qene duke punuar, mund të ketë ardhur nga rryma, mund të jetë i qëllimshëm, jemi duke pritur raportin e policisë”, tha Humolli.

“Kamerat i kemi, por në momentin që është kapluar nga zjarri janë shkyçur nga telefoni, ndërsa brenda nuk kemi mundur të hyjmë”, shtoi ai tutje.

“Investim të madh kemi bërë, jemi me qira, në bashkëpunim me ta e dimë sa është vlera totale. Por dëmi është ekstrem i madh”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit