spot_img
Wednesday, July 9, 2025
spot_img

Kelmendi: Pse Albin Kurti e lavdëroi sot Vuçiqin?!

Gazetari Adriatik Kelmendi ka komentuar deklaratën e Kurtit se vetëm në Kosovë partia e parë ka më shumë vota se partia e dytë dhe e tretë bashkë.

Kelmendi e ka lidhur këtë rast me Serbinë, ku Aleksandar Vuçiq ka fituar disa herë si ai në Kosovë.

“Sipas Albin Kurtit, partia e parë është më e mirë dhe më e drejtë sesa partia e dytë edhe e tretë bashkë, për këtë arsye edhe merr më shumë vota nga populli. Ai tha se vetëm në Kosovë nga e gjithë Evropa ka ndodhur kjo”, ka shkruar Kelmendi.

“Dikush nga gazetarët ia kujtoi se ndodh edhe në Shqipëri. Po, tha, veç edhe në Shqipëri”, përfoli ai rastin e sotëm.

Nejse, Kurti ndoshta s’e di, por p.sh. kjo ka ndodhur edhe në Greqi, edhe në Hungari… Por, edhe SNS e Vuçiqit në Serbi në disa palë zgjedhje ka marrë më shumë vota se partia e dytë dhe e tretë bashkë.

“A është Aleksandar Vuçiqi më i miri dhe më i drejti? Me logjikën e Albinit – po. Me logjikën e shumicës së shqiptarëve – jo”, ka shkruar Kelmendi.

“Naivitet? Mosdije? Apo tentim për pastrim të figurës së Vuçiqit? Cilado që të jetë, është argument i paqëndrueshëm”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit