Adriatik Kelmendi thotë se votimi i fshehtë dhe debatet e brendshme e bëjnë LDK model për partitë në rajon.
Autori i emisionit “Rubikon” Adriatik Kelmendi ka vlerësuar Lidhjen Demokratike të Kosovës si partinë më të vjetër dhe një nga më të avancuarat në standardet e demokracisë së brendshme në vend
“Sot, por jo për herë të parë, ka debat, ka argumente dhe kundërargumente, ka kandidatë që sfidojnë, të gjitha këto tregues të nivelit të demokracisë së brendshme, të lakmueshme jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon,” tha Kelmendi
Ai vuri në dukje se votimi nuk bëhet me aklamacion apo i hapur, por votim i fshehtë në kuti që vendos fatin e kryetarit të ri të partisë. “A mbetet Lumiri apo hapet rruga për kryetar të ri, këtë e përcakton vetëm vota e fshehtë e delegatëve që zgjedhin në Kuvend,” tha Kelmendi
Sipas tij LDK-ja tash e një kohë po tregon shembull për partitë e tjera politike në Kosovë duke u dhënë atyre leksione mbi praktikimin e demokracisë së brendshme veçanërisht një partie tjetër që nuk e përmendi me emër








