spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Katër viktima nga shpërthimi i avionit në një aeroport në Londër

Një avion i vogël është përplasur duke shpërthyer në flakë, pasditen e së dielës në Aeroportin Southend në Londër.

Sipas policisë së Essex, avioni 12-metërsh ka shpërthyer në flakë në pjesën veriore të zonës së Southend-on-Sea, ndërsa bëhet e ditur se kompania holandeze Zeusch Aviation ka konfirmuar se ishte fluturimi i saj SUZ1 i “përfshirë në një aksident”, raporton BBC.

Edhe pse deri më tani nuk është konfirmuar zyrtarisht numri i viktimave, burime të mëparshme sipas mediave kanë njoftuar se bëhet fjalë për katër persona të vdekur, dy pilotë dhe dy pasagjerë.

Raportohet se aeroporti Southend mbetet i mbyllur deri në një njoftim të dytë, ndërsa po zhvillohen hetimet mbi shkaqet e aksidentit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit