Një aksident i rëndë mes tri automjeteve ka ndodhur sot, rreth orës 18:30 në fshatin Zabel i Ulët në Drenas.
Si pasojë e aksidentit katër persona janë lënduar.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.”, bëri të ditur tutje Ahmeti.










