spot_img
spot_img
Friday, February 6, 2026
spot_img
spot_img

Kardiologët rekomandojnë “frymëmarrjen në kuti” për uljen e stresit dhe mbrojtjen e zemrës

Frymëmarrja, ndonëse një proces automatik dhe i pavetëdijshëm, mund të ketë ndikim të madh në shëndetin tonë, veçanërisht në zemër. Sipas kardiologëve, mënyra se si marrim frymë mund të ndihmojë në menaxhimin e stresit dhe të ulë ndjeshëm rrezikun për sëmundje kardiovaskulare.

Në momente stresi, trupi reagon me rritje të rrahjeve të zemrës, tension të lartë të gjakut dhe tendosje muskulore – faktorë që e rëndojnë ndjeshëm zemrën. Kardiologu Dr. Mohamed Shirazi, në një prononcim për Parade, thekson se “nëse jeni vazhdimisht nën stres, ndodhin procese inflamatore në trup dhe rriten nivelet e sheqerit dhe kolesterolit, duke shtuar rrezikun për sëmundje të zemrës”.

Një nga teknikat më të thjeshta, por tejet efektive për të përballuar stresin, është “frymëmarrja në kuti”, një teknikë e strukturuar frymëmarrjeje e cila ndihmon në rikthimin e ritmit normal të trupit.

Kjo metodë konsiston në katër hapa të barabartë: thithje për katër sekonda, mbajtje të frymës për katër sekonda, nxjerrje të frymës për katër sekonda dhe pushim për katër sekonda – cikël që mund të përsëritet për tre minuta.

Kardiologia Dr. Luiza Spadaro vë në dukje se kjo teknikë përdoret shpesh pas episodeve stresuese për të qetësuar trupin dhe mendjen. “Praktikimi i rregullt i frymëmarrjes në kuti mund të përmirësojë gjumin, të ulë ndjeshëm stresin dhe të ketë ndikim pozitiv në shëndetin e zemrës”, shton ajo.

Ekspertët theksojnë se përfitimet nuk janë vetëm emocionale: frymëmarrja e kontrolluar ndihmon në uljen e tensionit të brendshëm dhe në përmirësimin e funksioneve të zemrës dhe mushkërive – duke e bërë këtë teknikë një mjet të vlefshëm për mirëqenien fizike dhe mendore.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit