spot_img
spot_img
Monday, December 22, 2025
spot_img
spot_img

Kaq mijë vota janë nga diaspora që do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përditësuar sërish të dhënat e rezultateve preliminare të zgjedhjeve parlamentare.

Nga 2,521 kutive votimi prej 2,533 sa janë numëruar ose 99,53 për qind e tyre, prin Lëvizja Vetëvendosje me 40.89 për qind ose 340,641 të votave. E dyta është Partia Demokratike e Kosovës me 22.05 për qind ose 183,661 vota. E treta Lidhja Demokratike e Kosovës me 17,62 për qind ose 146,815 vota. Pas LDK-së është koalicioni AAK-Nisma me 7,46 për qind ose 62,111 vota.

Në anën tjetër numërimi i votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta, votave të personave jashtë Kosovës, do të bëhet në një fazë të mëvonshme.

Të dhënat preliminare, tregojnë se numri i votave në përfaqësitë diplomatike në të cilat u zhvillua votimi më 8 shkurt 2025, është 15 mijë e 352 nga 20 mijë e 324.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se lidhur me pjesën tjetër të votimit nga jashtë Kosovës, votimin përmes postës, në kutitë postare të KQZ-së në shtete të ndryshme janë pranuar 68 mijë e 712 pako me fletëvotime.

“Në përgjithësi, nga votimi në përfaqësi diplomatike dhe nga pakot e pranuara, përqindja e pjesëmarrjes në votimin jashtë Kosovës është 80.10%. (Kjo përqindje mund të ndryshojë pas procesit të vlerësimit), tha ai.

Elezi tutje tha se në përgjithësi, numri i shtetasve të Kosovës të regjistruar për votimin jashtë Kosovës ishte 104 mijë e 924 votues.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit