spot_img
spot_img
Thursday, December 18, 2025
spot_img
spot_img

“Kapje politike e KPM-së” – Kusari reagon ndaj zgjedhjes së kryetarit të ri

Komisioni i Pavarur për Media (KPM) ka zgjedhur sot Besnik Berishën si kryetar të ri të këtij institucioni në një mbledhje të jashtëzakonshme.

Berisha u zgjodh me katër vota pro dhe një votë të pavlefshme, ndonëse kryetari aktual, Jeton Mehmeti, ka ende mandat që zgjat deri më 21 janar.

Zhvillimet në këtë proces kanë nxitur reagime nga juristja e medias, Flutura Kusari, e cila e ka cilësuar këtë zgjedhje si një përpjekje për “kapjen politike” të institucionit nga pushteti.

“Kapja politike e KPM-së u kompletua

Sic ju paralajmërova:

1. Rregullorja e re u ndryshua kundërligjshëm

2. Jeton Mehmeti u shkarkua De Facto nga pozita e kryetarit të KPM-së

3. KPM tash ka kryetar jolegjitim.

Ky është sulm politik ndaj pavarësisë së Komisionit të Pavarur për Media dhe është bërë për të ushtruar presion në televizione.

Ne punën tonë e kryme, e dokumentuam kapjen politike nga pushteti të KPM-së”, ka shkruar Kusari.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit