Sllovakia e merr më qetësi përballjen me kombëtaren e Kosovën.
Sllovakët e kanë të qartë se Kosova është kombëtare e fortë dhe nuk është rastësisht në gjysmëfinale të play-off-it, ku kërkon një biletë për në Kampionatin Botëror në futboll.
Milan Shkriniar, kapiten i Sllovakisë, më fjalë të mëdha për kombëtaren e Kosovës.
“Nga të gjithë katër kundërshtarët ka qenë e pamundur të gjendej një ekip me më pak kualitet.
Të gjitha janë skuadra të balancuara. Kosova ka bërë kualifikime të shkëlqyera dhe nuk do ta kemi lehtë
Ambienti në shtëpi do të jetë padyshim një avantazh, me një stadium të mbushur me shikues, do të japim gjithçka dhe do të përjetojmë një mbrëmje magjike së bashku”, tha Shkriniar.






