spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Kapiteni i Anglisë paralajmëron Serbinë: S’do të tolerohen thirrjet raciste në Beograd

Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, ka deklaruar se skuadra e tij është e përgatitur për çdo situatë jashtë sportive që mund të ndodhë gjatë udhëtimit për ndeshjen kundër Serbisë.

Sulmuesi i Bayern Munich kujtoi rastet e ngjashme në të kaluarën dhe theksoi se ekipi anglez e njeh mirë protokollin e UEFA-s për përballimin e thirrjeve raciste.

“Kemi përjetuar një situatë të tillë në ndeshjen kundër Bullgarisë. UEFA ka përgatitur një protokoll për këto raste dhe ne e njohim shumë mirë. Shpresoj shumë të mos kemi nevojë që ta përdorim në takimin e radhës. Nëse do të dëgjojmë kore raciste apo situata të tilla të ngjashme, e dimë se çfarë do të bëjmë. Jemi të fokusuar në këtë ndeshje dhe kërkojmë që ta fitojmë atë.”, u shpreh Kane.

Ndeshja nuk do të ketë atmosferën e zakonshme në stadiumin “Rajko Mitic”, pasi Serbia është e dënuar nga UEFA me reduktim të numrit të tifozëve. Ky vendim erdhi pas incidenteve me sfond racist që ndodhën në qershor, gjatë përballjes ndaj Andorrës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit