spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

Kapet për trafik heroine i arrestuari në grupin e Demë Elshanit, i afërt me…

Pa u bërë tre muaj pas lirimit nga paraburgimi, Roland Beqiri ka rënë sërish në prangat e policisë. Këtë herë të martën e 3 qershorit si i dyshuar për përfshirje në një rrjet kriminal të trafikimit ndërkombëtar të drogës.

Roland Beqiri, një basketbollist në pension nga Peja, është arrestuar të martën për përfshirje në rrjetin e trafikimit të heroinës dhe kokainës, e cila dyshohet se origjinën e kishte në Ekuador.

Në publik, 39-vjeçari nga Peja bart një profil prej njeriu religjoz. Në rrjetet sociale, ai ekspozohet në shoqëri me disa prej imamëve më radikal të vendit.

Por në prapavijë ai bart një tjetër imazh. Të të dyshuarit për përfshirje në planifikim të një vrasje në Pejë dhe tanimë edhe të arrestuarit për trafik kokaine dhe heroine.

Më 21 shkurt të këtij viti, Beqiri u arrestua në banesën e tij në Pejë nën dyshimet për pjesëmarrje në një grup të organizuar kriminal që planifikonte vrasjen e dy personave.

Bashkë me të u arrestuan edhe katër persona të tjerë që dyshohet se e përbënin grupin e organizuar kriminal.

Sipas dyshimeve të Prokurorisë Speciale, ish-basketbollisti i Pejës e Bashkimit të Prizrenit e siguroi një banesë me qira në Pejë dhe armët të cilat dyshohej se do të përdoreshin në vrasjet e planifikuara.

Grupi dyshohet se udhëhiqej nga Demë Elshani, një i dënuar për vepra të rënda kriminale, i cili ndodhet në arrati qe 22 vjet. Elshani ishte përfshirë në një përplasje me disa biznesmenë në Pejë.

Gjatë aksionit që rezultoi me arrestimin e Beqirit, Policia sekuestroi armë të cilat dyshohet se do të përdoreshin për kryerjen e vrasjeve dhe një sasi të një lënde narkotike.

“Përveç kësaj janë gjetur dhe telefona celularë si dhe dëshmi të tjera materiale, të cilat do të përdoren në procedurën penale ndaj të dyshuarve”, thuhej në njoftim.

Ndaj Beqirit dhe katër të tjerëve, Gjykata Themelore në Prishtinë vendosi masë sigurie të paraburgimit për një muaj.

Pa u bërë tre muaj pas lirimit nga paraburgimi, Roland Beqiri ka rënë sërish në prangat e policisë. Këtë herë të martën e 3 qershorit si i dyshuar për përfshirje në një rrjet kriminal të trafikimit ndërkombëtar të drogës.

Beqiri është arrestuar në qytetin e Pejës bashkë me nëntë persona të tjerë. Ata dyshohen për trafik të drogës përmes rrugëve nga Turqia. Origjina e narkotikëve, e llojeve heroinë dhe kokainë, dyshohet se kishte origjinë nga Ekuadori.

Me vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë të mërkurën, ai është dërguar në paraburgim për një muaj.

Në rrjetet sociale, Roland Beqiri ekspozon jetën e një predikuesi fetar, të afërm me disa prej hoxhallarëve më radikalë në vend, përfshirë ish-imamin e akuzuar për shpëlarje parash Shefqet Krasniqin, imamin nga Mitrovica, Enis Rama dhe Mysli Zymberin, imamin radikal të Pejës.

Media ka siguruar disa nga fotografitë. Disa prej tyre janë realizuar në Bogë të Rugovës, ku Beqiri angazhohej në një restorant të cilin e frekuentonin hoxhallarët me të cilët shoqërohej ai.

Një fotografi e realizuar në fshatin turistik të rajonit të Dukagjinit, e shfaq Beqirin në shoqëri me imamin vehabist të Pejës, Musli Zymberin, imamin e Mitrovicës, Enis Ramën dhe imamin tjetër nga Peja, Kushtrim Kelmendi.

Në një tjetër postim me prirje të dyshuar ekstremiste, rreth një muaj para se të arrestohej për trafik kokaine dhe heroine, Beqiri komentoi vizitën e njërit prej imamëve të Qabesë, shejh dr. Bandar Baleela.

“Të fala medjave shum kta jav ndalin signalin shejtanve elhamdulilha”, shkroi ai në një postim në rrjetin social Facebook më 10 maj, 2025.

Bastisjet e kryera mëngjesin e të martës në tri rajone të vendit, çuan në arrestimin e 22 personave në total.

Arrestimet u mundësuan nga thyerja që autoritetet e EUROPOL-it i bën aplikacionit të komunikimeve të koduara SkyEcc, e cila ka shërbyer si provë kryesore për mega-operacionin e Prokurorisë Speciale.

Në Pejë u arrestuan dhjetë persona, në Prishtinë nëntë, ndërsa tre të tjerë janë arrestuar në qytetet e Suharekës, Vitisë dhe Podujevës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit