Policia e Hungarisë ka njoftuar se janë sekuestruar armë zjarri dhe produkte duhani në një autobus nga Kosova në dalje tē autostradës M5 në këtë shtet.
Rasti ka ndodhur me 24 qershor, ku zyrtarët policorë kanë gjetur katër mjete që dukeshin si armë në një ndarje të prodhuar në fabrikë nën ulëset pranë shoferit.
“Ata u përpoqën t’i mbulonin ato me tri qese me cigare të pavulosura, ku gjithashtu u konfiskuan produkte duhani të pavulosura nga 12 pasagjerë në autobus. Ekzaminimi i ekspertëve përcaktoi se sendet e sekuestruara ishin armë zjarri të kalibrit 7.65 mm të konvertuara nga armë me gaz dhe armë alarmi. Njëra prej tyre përmbante gjashtë fishekë”, thuhet në njoftimin e policisë hungareze.
Bëhet e dituri se hetuesit kanë marrē në pyetje shoferin 42-vjeçar, nën dyshimin e arsyeshëm për krimin e keqpërdorimit të një arme zjarri ose municioni, i cili më pas është dërguar në paraburgimit me urdhërarrest të gjykatës.
Në bazë të pamjeve, vërehet se autobusit në të cilin janë gjetur katër armë zjarri të kalibrit 7.65 mm, i takon kompanisë Pranvera Travel nga Peja.








