Kanosje në Aeroportin e Prishtinës, policia sekuestron armë me 45 fishekë

Një person është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, pasi dyshohet se ka kanosur një tjetër pas një mosmarrëveshjeje.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 17:20.

Policia njofton se i dyshuari, mashkull kosovar, është arrestuar për kanosje ndaj viktimës mashkull kosovar.

Gjatë intervenimit, nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me leje, si dhe 45 fishekë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit