Analisti Blerim Latifi duke komentuar rezultatin zgjedhor të ditës së djeshme në Kosovë, tha se PDK ka arrit të ruaj votën e saj, por sipas tij “ka pas mundësi me arrit rezultat më të mirë”.
Latifi tha se “me gjasë ka ndodhë fenomen i çuditshëm që përveç që kanë ekzistu shtabet zyrtare të partive, kanë ekzistu edhe shtabe paralele të kandidatëve të grupacioneve…Mbase kjo ka mundur me shkaku ndonjë joefektivitet e hutim tek zgjedhësit…”, tha Latifi.
Megjithatë sipas tij, PDK në këto zgjedhje “nuk ka pas rënie substanciale”.








