Kandiq: Shkëlzen Gashi nuk kupton. As nuk e ka dijen, as nuk është hulumtues shkencor

Shkëlzen Gashit, autorit të ekspozitës për masakrat serbe gjatë luftës në Kosovë, i ka reaguar ashpër dhe është distancuar Fondi për të Drejtën Humanitare.

Punën në këtë organizatë e ka bërë edhe aktivistja serbe, Natasha Kandiq, e cila e rrëzoi pretendimin e Gashit se të burgosurit në burgun e Dubravës ishin të armatosur.

“Shkëlzen Gashi nuk kupton. Ai nuk e kupton dhe as nuk e ka dijen për të kuptuar atë çka ne kemi shënuar, se disa prej të vrarëve ishin anëtarë të UÇK-së. Por kjo nuk do të thotë që ata kanë qenë anëtarë të UÇK-së në momentin e vrasjes; sepse disa prej tyre ishin të dënuar ose të akuzuar, dhe pas kësaj atyre u ka ndryshuar statusi. Për historinë, dijen dhe të vërtetën kjo është shumë e rëndësishme. Të gjithë ata janë viktima të krimeve të luftës. Më vjen keq, por Shkëlzen Gashi këtë nuk e kupton. Ata janë vrarë si të burgosur, nga gardianë të armatosur”, tha Kandiq.

Tutje, ajo ka konstatuar se Gashi nuk ka kapacitet intelektual të kuptojë dallimin mes ushtarëve të UÇK-së që janë vrarë duke qenë të armatosur dhe atyre që janë vrarë si civilë, pra të paarmatosur.

“Ushtar (i listuar) nuk do të thotë shqiptar i armatosur, sepse shumë njerëz të shënuar si anëtarë të UÇK-së nuk e kanë humbur jetën në dyluftim; ata u vranë në situata me civilë të tjerë të paarmatosur, sepse në atë moment nuk ishin në rolin e luftëtarit. Këtu qëndron dallimi. Por Shkëlzen Gashi nuk mund ta kuptojë këtë, sepse nuk është hulumtues (shkencor)”, përfundoi Kandiq.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit