Kandiq: Hetimi për trafikimin e organeve çoi te disa moldave, por ato s’kishin lidhje me luftën në Kosovë

Aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në një postim në platformën “X”, Kandiq ka shkruar se hetimi për pretendimet për trafikim të organeve kishte çuar edhe te disa gra nga Moldavia, por sipas saj ato nuk kishin lidhje me luftën në Kosovë.

“Hetimi për tregtinë e organeve njerëzore ka arritur te disa moldave dhe ato nuk kanë asnjë lidhje me luftën në Kosovë. Nuk kishte prova për aktakuzë”, ka shkruar Kandiq.

Çështja e pretendimeve për trafikim të organeve është përmendur për vite me radhë në lidhje me luftën e Kosovës, veçanërisht pas raportit të ish-senatorit zviceran Dick Marty për Këshillin e Evropës. Raporti trajtonte pretendime për trafikim të paligjshëm të organeve dhe krime të tjera që dyshohej se ishin kryer nga pjesëtarë të UÇK-së.

Megjithatë, këto pretendime nuk u bënë pjesë e aktakuzës së ngritur ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Dhomat e Specializuara.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit