Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, Dr. Sylejman Meholli, ka njoftuar se ka dorëzuar padi për shpifje ndaj Ferit Idrizit në Gjykatën Themelore në Mitrovicë – Dega në Vushtrri.
Në një postim në rrjetet sociale, Meholli ka bërë të ditur se padia është ngritur sot në orën 14:00, duke theksuar se “shpifjet, trillimet dhe viktimizimi nuk kalojnë”.
Ai ka shtuar se pretendimet e Ferit Idrizit se është kërcënuar janë hedhur poshtë si “të pabazuara dhe të pavërteta”.
“Çdo shpifje do të marrë përgjigjen e merituar ligjore. Herët apo vonë, e vërteta dhe drejtësia do të dalin në pah dhe do të triumfojnë”, ka shkruar Meholli.










