spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

Kamxhiku i Shqipes!

Shkruan Kimete Berisha

  • Shqipe Selimi u hidhërua me Donika Gërvallën e iu hakmor Albin Kurttit.
  • Kur Imer Imeri, vëllai i mësuesit të vrarë Haki Imeri, e akuzonte Shqipe Selimin se si ajo e ka rrahur gjatë luftës me shkop…
  • për sherr mua më dukej sikur një skenë groteske, si ata burrat që gjejnë kënaqësi në dajak… dhe për çudi, më vinte për të qeshur.
  • Bile pata mëkatuar, e ndjej, se i pata thënë Imer Imerit ‘simpatik je me të rrah’.
  • Ndoshta pse unë jam romantike dhe klasike, nuk mund ta marr me mend veten me kamxhik në dorë…!
  • Burrin që e rrah, lirisht ‘puthe’.

‘Rrahja’ ka diçka intime, personale…përveç tjerash nuk është e moralshme…

  • Bile serbët e kanë një idiomë që thotë se ‘Kush duhet – rrahet’!
  • Ama, koha ka dëshmuar se unë jam naive.
  • Sepse, askush nuk ka besuar se deputetja Shqipe Selimi sot e ‘nxjerr kamxhikun nga burgu i kujtimeve të largëta’ dhe papritur, midis Kuvendit i hyn dajak Albin Kurtin….

duke ia refuzuar për kryeparlamentare Donika Gërvallën.

  • Shqipe Selimi ia ka mbajtur në mend Donika Gërvallës një fjalë ‘kundër’ burrit të saj…
  • Fjala është për fjalën e Donikës, se ‘Rexhep Selimi është i dyshuari i Hagës’.
  • Po është, de.
  • Pra, Donika Gërvalla e ka thënë të vërtetën!

Sepse, Rexhep Selimi është ‘i dyshuar i Hagës’! .

  • Vetëvendosja sot është nën kamxhikun e Shqipe Selimit…

prandaj Unë do ta përjashtoja nga partia (pa kamxhik) për të mirën e saj.

  • Se s’ka ‘bën me Donika Gërvallën në koalicion’, por s’bën me Donika Gërvallën si kryeparlamentare.
  • Ose bën, ose s’bën me Donikën.
  • Nuk e di a e ka parashikuar Albin Kurti ‘kamxhikun’ e Shqipes…

por e di se vet të burgosurit e Hagës e dinë se janë të ‘dyshuar për krime kundër njerëzimit’.

  • Dhe krejt ne e dimë…edhe avokatët e tyre e dinë…sepse shkruan në aktakuzën kundër tyre…
  • Ata nuk akuzohen që kanë luftuar për Liri…
  • Lëre Ti.
  • Pra, kjo nuk është arsye që Shqipe Selimi t’i hakmerret Albin Kurtit…

me nijet që t’i hakmerret Donika Gërvalles.

  • Hakmarrja është primitive.

Dhe më e shëmtuara është kur gratë marrin hak për burrat e tyre….

kjo nuk merr bojë.

  • Kur….një grua ordinere e mbron burrin e saj ‘komandant’ nga gratë e tjera!
  • Është normale që burri i saj nuk i pëlqen Donika Gërvallës…
  • Nuk duhet të jetë kriter dashuria ndaj burrit të saj..për konstituimin e Kuvendit…
  • Nuk do të duhej të kushtëzohej zgjedhja e kryetarif të Kuvendit me simpatinë apo me antipatinë ndaj burrit të saj: sepse ky nuk është konkurs për nuse…!
  • Vuajtjet e gruas për burrin e saj në burg nuk do duhej të bllokonin Kuvendin….
  • Shih Shqipen:

Nëse e do burrin tim – bëhesh kryeparlamentare,

nëse s’e do burrin tim s’bëhesh.

  • Kemi dëgjuar që vota shitet, blihet, korruptohet, e çfarë jo, veç që vota përdoret për hakmarrje erotike, këtë nuk e kemi parë deri sot.
  • Ajo Shqipja s’e kupton se burri i saj është një mizantrop mendjemadh.

Prandaj….S’ka më kollaj se ta urresh atë.

  • Dashuria e Shqipes është primitive, siç është dashuria kolektive shqiptare; hakmarrëse, kontrolluese, dyshuese, e cekët, dhe posesive.
  • Dashuri që ngjan në kadastër!
  • Se, siç kam thënë me një

rast, nuk mund të jetë e thellë dashuria e njerëzve të cekët, dhe nuk mund të jetë e mençur dashuria e budallenjëve.

P.S. Natën e mirë, Mërzia ime e dashur!

Ti je e vetmja që s’rrah, por gjithmonë hakmerresh dhe nuk ka gjykatë të të dënojë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit