spot_img
Friday, December 12, 2025
spot_img

Kampionati Botëror 2026 – Kërcënimi i fundit i Trump ngjall shqetësim

Jo edhe shumë kohë na ndajnë nga Kupa e Botës 2026.

Kjo e fundit do të bashkë-organizohet nga Shtetet e Bashkuara

E shqetësim të madh ka ngjallur një kërcënim i liderit amerikan, Donald Trump.

Presidenti amerikan pritet të jetë i pranishëm në shortin për turneun, i cili do të zhvillohet më 5 dhjetor në kryeqytetin e vendit, Uashington D.C.

Trump ka qenë shumë i zëshëm në muajt që i paraprinë Kupës së Botës dhe ka bërë disa deklarata sensacionale. Ai u tha gazetarëve muajin e kaluar se mund të kërcënonte me zhvendosjen e ndeshjeve nga disa lokacione nëse ato ishin “të pasigurta” ose “po bënin një punë të keqe”.

Katër lokacionet që Trump i ka përmendur si potencialisht të rrezikuara – Seattle, Boston, Los Angeles dhe San Francisco, janë të gjitha pjesë e shteteve që Partia Demokratike i fitoi në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2024.

Trump nuk ka fuqinë të zhvendosë vetë ndeshjet, por teorikisht mund të ushtrojë presion ndaj palëve të përfshira që të tërhiqen nga marrëveshja ose të kontaktojë presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino.

FIFA deklaroi muajin e kaluar se “siguria dhe mbrojtja janë përgjegjësi e qeverisë dhe ajo vendos se çfarë është në interesin më të mirë të sigurisë publike”.

Raporti shton se qytetet pritëse mund të përfitojnë të ardhura nga “festivale të tifozëve në kategori jo-konkurruese”, që janë të ndara nga sponsorët e stadiumeve që përdor FIFA për çdo ndeshje.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit