spot_img
spot_img
Thursday, December 25, 2025
spot_img
spot_img

Kamioni u përfshi nga flakët në ‘Rrugën e Kombit’, shoferi shpëtoi mrekullisht

Një kamion është përfshirë nga flakët mbrëmë në Rrugën e Kombit, pranë tunelit të Kalimashit, ndërsa transportonte mallra ushqimore dhe pije energjike.

Pamjet dramatike nga vendngjarja tregojnë mjetin e tonazhit të rëndë të kapluar nga zjarri, me tym të zi që ngrihej në ajër dhe flakët që përfshinë shpejt pjesën e përparme të kabinës e më pas të gjithë ngarkesën.

Fatmirësisht, shoferi ka arritur të dalë në kohë nga automjeti dhe ka shpëtuar pa lëndime.

Në vendngjarje ndërhynë shpejt shërbimet zjarrfikëse, të cilat punuan për disa minuta për të neutralizuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit