Një aksident i rëndë trafiku ndodhi në autostradën A1 në seksionin Valdarno midis Arezzos dhe Firences në Itali.
Kamioni u përplas me një konvoj automjetesh, duke lënë të vdekur tre persona.
Një person tjetër u plagos rëndë dhe 15 të tjerë pësuan lëndime të lehta, raporton Corriere Della Serra.








