spot_img
spot_img
Tuesday, February 3, 2026
spot_img
spot_img

“Kam një histori që nuk e di njeri” -Selin rrëfen një moment personal

Vëllai i Madh u dha banorëve mundësinë që të bënin një diskutim rreth një teme të debatueshme, marrëdhënia në çift. E gjithë kjo nisi nga një deklaratë që bëri Brikena, ku është shprehur se do e duronte një shpullë që të shpëtonte martesën.

Gjatë debatit, Selin vendosi të ndante vetëm me Gimbon një histori shumë personale të jetës së saj, që nuk e di askush tjetër. Ajo tregoi se babai i saj kishte bërë një gabim, çka kishte çuar prindërit e saj drejt procesit të divorcit, por shtoi se kishte arritur të ndihmonte në shpëtimin e martesës së tyre.

Pjesë nga biseda:

Selin: Unë kam patur një histori…
Gimbo: Ti?
Selin: Që nuk e di njeri.
Gimbo: Ok.
Selin: Që në një moment të jetës sonë, babi ka bërë një gabim dhe kanë qenë në proces divorci. Por unë…
Gimbo: I ke pajtuar?
Selin: Pa dashje.
Gimbo: Pa dashje?
Selin: Jo pa dashje, por…
Gimbo: Je pishman?
Selin: Jo, nuk jam pishman për mënyrën që gjendej situata, por nuk e di nëse mami im e ka përjetuar ndryshe. E di që kam qenë me të gjithë kohës, por nuk e di nëse do të kishte dashur ta përjetonte ndryshe. Nëse thellë-thellë vërtetë e ka falur.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit