Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, para se të nisje për një vizitë shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar, foli para gazetarëve për arritjen e paqes në Ukrainë dhe marrëdhënien e tij me Putinin.
I pyetur mbi mungesën e progresit në bisedimet e paqes mes Ukrainës dhe Rusisë, Trump u justifikua duke thënë se duhen dy persona për tango, por sipas tij, problemi është se dy persont kryesorë, Putin-Zelensky) e urrejnë njëri-tjetrin.
“Duhen dy persona për të kërcyer tango. Janë dy njerëz, Zelensky dhe Putin, që e urrejnë njëri-tjetrin, dhe duket sikur duhet të ulem në dhomë me ta, sepse nuk mund të ulen në një dhomë së bashku. Ka urrejtje të madhe atje”, tha ai,
Më pas ai mbrojti samitin e tij në Alaskë me Putinin, duke pretenduar pa ofruar asnjë provë për ta mbështetur këtë: “Ai takim arriti shumë.”
Më tej ai shtoi se për arritjen e një marrëveshje në Ukrainë, Zelensky do të duhet të nisë punën dhe të bëjë një marrëveshje, teksa theksoi se Europa duhet menjëherë të ndalojë blerjen e naftës nga Rusia.
“Ai do të duhet të bëjë një marrëveshje; Zelensky do të duhet të bëjë një marrëveshje dhe Evropa duhet të ndalojë së bleri naftë nga Rusia. Në rregull? E dini, ata flasin, por duhet të ndalojnë së bleri naftë nga Rusia. Nuk është e drejtë për ne. Ata po blejnë naftë ruse dhe ne duhet të bëjmë diçka”, shtoi Trump.
Pastaj ai argumenton se SHBA-të po fitojnë para, pasi po blejnë gjithçka nga SHBA-të; ndryshe nga Biden, i cili dhuroi 350 miliardë dollarë, ne në fakt fitojmë para.
“Por unë nuk dua të fitoj para. E dini çfarë dua? Dua që ajo luftë të ndalet”, tha ai.
Më vonë, duke iu përgjigjur një pyetjeje nga një gazetar ukrainas, Trump shtoi se “e do Ukrainën ”, por pranoi se “është në telashe serioze”.
“Nuk duhej të kishte ndodhur kurrë. Është një luftë që nuk duhej të kishte ndodhur kurrë. Vendi është në telashe shumë serioze. Por unë do ta ndaloj”, tha ai.
Më tej ai shtoi se në tetë muajt e fundit ka ndaluar shtatë luftëra, teksa pranoi se e kishte menduar më të lehtë arritjen e paqes në Ukrainë.
“Kam ndaluar shtatë luftëra në tetë muajt e fundit. Mendova se kjo do të kishte qenë më e lehtë, sepse e njoh Putinin, por nuk është , sepse ka urrejtje të jashtëzakonshme midis Zelensky-t… dhe Putinit, por ne do ta ndalojmë”, përfundoi ai.










