Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se vendimi i saj u dha të drejtë pretendimeve të AAK-së lidhur me mënyrën e votimit për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
“Gjykata i dha të drejtë lëndës së AAK-së. Shpresoj që Lëvizja Vetëvendosje të mos vazhdojë me shkelje të Kushtetutës”, deklaroi Kadrijaj.
Ajo theksoi se duhet të rikthehet votimi i hapur, në përputhje me rregulloren dhe Kushtetutën e vendit. “Është e drejta e Vetëvendosjes që ta kandidojë kë të dojë. Por është përgjegjësia e tyre që të sigurojnë 61 vota për ta zgjedhur”, shtoi deputetja e AAK-së.










