spot_img
spot_img
Saturday, December 20, 2025
spot_img
spot_img

Kadrijaj: Nëse VV nuk ndryshon kandidaten për kryeparlamentare, ngërçi në Kuvend do të vazhdojë

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka deklaruar se situata e bllokuar në Kuvendin e Kosovës do të mbetet e pandryshuar përderisa Lëvizja Vetëvendosje nuk e ndryshon kandidaten për postin e kryetares së Kuvendit.

“S’po presim asnjë ndryshim, ndryshimi mund të vijë veç prej VV-së nëse e ndryshon kandidatin apo qasjen. Ndryshimi i kandidatit do të kishte qenë një zgjidhje e këtij ngërçi që është krijuar në Kuvend”, u shpreh Kadrijaj para mediave.

Ajo theksoi se AAK-ja ka treguar gatishmëri për zgjidhje, duke ofruar alternativa dhe emra nga radhët e VV-së, ndonëse një gjë e tillë nuk është obligim i partive të tjera.

“Së paku ne si Aleancë kemi dhënë alternativa, kemi dhënë emra të kandidatëve nga VV-ja edhe pse nuk është obligim i partive të tjera”, tha Kadrijaj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit