Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka marrë fjalën në seancën e sotme konstituive të Kuvendit, ku ka përdorur ton ironik ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Ajo, në prani të deputetëve, mediave dhe qytetarëve, i ka uruar Kurtit kthim të mbarë në vendlindje, duke e komentuar udhëtimin e tij jashtë vendit në kohën kur vendi po përballet me krizë institucionale.
“Deputetë të nderuar, media, qytetarë të Kosovës, në emër të AAK-së dhe popullit të Kosovës, i dëshirojmë kthim të suksesshëm në vendlindje deputetit Albin Kurti, shpresojmë që ke kaluar mirë”, tha ajo.
Pas kësaj deklarate, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi nga regjia që t’ia ndalë mikrofonin deputetes së AAK-së.






