Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, sot ka nisur dëshminë Leonardi Ademaj, vëllai i të ndjerës Liridona Ademaj, e cila u vra mizorisht në nëntor të vitit të kaluar.
Avokati i familjes Ademaj, Leotrim Syla, tha se Leonardi mund të rrëfejë çfarë ka parë menjëherë pas ngjarjes dhe çfarë të dhënash ka pasur në dispozicion.










