Të tjera detaje tronditëse janë bërë publike nga ngjarja e rëndë në Patos, ku babai ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij të mitur vetëm 12 vjeçe.
Denoncimi në polici është bërë nga vetë e mitura në prani të fqinjëve, e cila sipas rrëfimit të nënës ishte larguar nga banesa në orën 4 të mëngjesit.
Pas denoncimit, babai 36-vjeçar i vajzës është arrestuar nga uniformat blu dhe ka pohuar se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij.
Në dëshminë e tij, 36-vjeçari thotë se ka abuzuar vetëm nëj herë, por vajza ka deklaruar se ka ndodhur sistematikisht që kur ishte 5-vjeç.






