Gjatë Prime-it të sotëm është shfaqur një video e Gimbos nga dhoma e rrëfimit, në të cilën banori shprehej se Miri ka ndjenja për Selin dhe është xheloz për marrëdhëniet e tij me banoren.
Pas videos Miri ka debatuar ashpër me Gimbon, duke u shprehur se ai nuk ka se si t’i kuptojnë ndjenjat e tij për Selinën.
Gimbo: Unë mendoj që Miri ka ndjenja për Selin. Unë rri si njeri, kurse ai sheh. Nëse do të isha unë burrë i martuar, do kisha dalë, ose nuk do e kisha çuar punën deri këtu sa të lija dyshime a janë a jo. Ai është xheloz për Selin.
Miri: E kam deklaruar unë atë. Të të vijë turp ty. Ç’të duhet ty me gruan time dhe fëmijën tim?
Gimbo: Unë të isha në vendin tënd…
Miri: Kam pasur marrëdhënie vetëm në lojë.
Gimbo: Unë kam thënë që nëse do kisha qenë në moshën tënde, nuk do isha marrë më këtë vajzë. Je xheloz.
Miri: Ku e di ti çfarë ndjej unë? Si e di ti që jam i dashuruar?
Gimbo: Është opinioni im. Unë shoh dhe dëgjoj sepse jam në këtë shtëpi.
Miri: Pse nuk më pyet?
Gimbo: S’kam nevojë së të shoh çdo ditë.
Miri: Je komplet jashtë.










